Lajm i fundit: Goditet një këmbësorë nga vetura në rrugën “15 Nëntori” në Preshevë
Ministria Lajmeve merr vesh se në rrugën “15 Nëntori” në Preshevë është goditur një këmbësore nga një veturë.
Sipas informacioneve që kanë njoftuar redaksinë tonë, personi i cili është goditur është një burrë me inicialet M.N, raporton Ministria Lajmeve.
Kalimtarët e rastit të cilët ishin prezentë në ngjarjen e ndodhur, thonë se i aksidentuari është futur në një veturë nga persona të rastit, me disa plagë të rënda trupore të cilin më pastaj e kanë dërguar në drejtim të shërbimit të emergjencës në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë.
I lënduari pas intervenimit të ndihmës së parë nga stafi i emergjencës, është dërguar menjëherë për në spitalin e Vranjës./ministrialajmeve.com