Lajçak në Prishtinë: Pa Asociacion s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi
I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është shmangur edhe pasi është pyetur se pse nuk e përmend që si epilog i këtij procesi do të jetë njohja reciproke në mes të dyja vendeve.
Ne po negociojmë normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nuk më bie mua që ta përkufizojë se çfarë nënkupton kjo”, ka thënë Lajçak para gazetarëve, njofton Klan Kosova.
“Jemi këtu që të gjejmë normalizimin dhe këtu jam vetëm ta lehtësoj procesin. Nuk më bie mua ta them atë. Nuk jam në pozite që ta dua marrëveshjen më shumë se Kosova dhe Serbia. Nëse nuk ka marrëveshje nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve”.
“Nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kuvendi e ka ratifikuar marrëveshjen dhe Kosova duhet ta implementojë. Është pjesë e negociatave e dialogut. Ne nuk kërkojmë rihapjen e tekstit, vetëm implementimin e asaj që është nënshkruar”.
Lajçak ka thënë se edhe Kosova edhe Serbia duhet të bëhen gati që të japin dhe të marrin në procesin e dialogut.
“Nëse do që të marrësh, duhet të jesh i gatshëm dhe të japësh. Të dyja palët duhet të jenë të gatshme që të japin dhe të marrin atë që duan”.