Lajme

Labinotë Demi Murtezi deputetja më e votuar e Anamoravës nga të gjitha partitë politike

Labinotë Demi Murtezi është deputetja më e votuar nga Anamorava nga të gjitha partitë politike të cilat garuan në zgjedhjet e 6 tetorit duke i mbledhur 13.595.

Shkrimi i plotë i znj.Murtezi :

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Duke ju falënderuar sinqerisht për mbështetjen dhe kurajon gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 Tetorit, sot kemi shumë arsye për të festuar për rezultatin e përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

32 mandate të Lëvizjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë rezultat i punës sonë të përbashkët. Jam shumë krenare që jam pjesë e rritjes së vazhdueshme të Lëvizjes, dhe që do të jem zëri juaj në Kuvend.

Përfaqësimi i secilës deputete nga radhët tona, me votë e pa kuotë gjinore, është rezultati i dytë i yni në këto zgjedhje.

Për mua është përgjegjësi e dyfishtë dhe shumë domethënëse, ngase nga rezultatet e publikuara nga KQZ, jam edhe deputetja më e votuar në Anamoravë, nga të gjitha partitë politike.

Transparenca dhe bashkëpunimi do të mbesin udhërrëfyesit tanë për të mirën e vendit konform standardeve kombëtare e evropiane.

Bashkë ia dolëm, bashkë do të vazhdojmë të punojmë. Nga zemra faleminderit 13.595 herë.

Me respekt,
Labinota.