Lajme

Labi jep lajmin e mirë, grumbullon 70 mijë euro për dy të lënduarit e Ferizajt

Vetëm gjatë ditës së sotme, Labi grumbulloi 70 mijë euro bashkë me qytetarët në Ferizaj.

Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj ka shkaktuar lëndimin e mbi 40 personave, shkruan lajmi.net.

Disa prej të lënduarve kanë pësuar djegje më të rëndë dhe janë në gjendje jo të mirë shëndetësore, andaj ishte i nevojshëm dërgimi i tyre në Turqi për shërim.

Katër persona arritën sot (e enjte) në Turqi, kurse edhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe pritet që së shpejti edhe atyre t’iu mundësohet kjo gjë.

Këngëtari Labinot Tahiri ka marrë iniciativë për grumbullimin e parave për Enver Xhoklin dhe Fidan Gashin.

Ai gjatë ditës së sotme ka qëndruar në tendë në qytetin e Ferizajt dhe tani përmes një videoje ka dhënë lajmin e mirë.

Labi njofton se vetëm sot u grumbulluan 70 mijë euro, ndërsa pritet që kjo shifër të jetë akoma më e madhe nesër.

Ndryshe, gjatë ditës sotme, Labi vizitoi dy të lënduarit në QKUK dhe tha se gjendja e tyre është e rëndë.