Lajme

Kyrekuvedari Veseli: Taksa ndaj Serbisë e fuqizoj shtetin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë të premten se ndërrmarrësia, prodhimi dhe eksporti, e fuqizojnë edhe më shumë shtetin. Këto komente ai i ka bërë pasi ka takuar drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Aleancës Kosovare të Bizneseve, Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, Odës Kosovare-Turke, Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

“Bizneset dhe Kuvendit i Kosovës që të jetë në përkrahje të ndërrmarrësisë. Kosova e ka një perspektivë që është ndërrmarrësia, prodhimi, eksporti. Këto e fuqizojnë ushtrisë, e fuqizojnë taksën, e fuqizojnë shtetin tonë sovran. Kemi bërë zotime që do të kemi hapa konkrete që javën tjetër do ta kemi një konferencë”, tha kryeparlamentari Veseli.

Sipas tij, duhet të punojmë më shumë që vendi të kalojë nga një shoqëri konsumuese në prodhuese.

“Në këtë proces nga një shoqëri konsumuese në prodhuese, në një shoqëri në bazë të prodhimit arrijnë sukses, të mira materiale. Këto janë ato që do të ndodhin në Kosovë të jeni të sigurt. Ne e kemi një qëllim të ekzistojmë si parlament dhe si qeveri”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri veseli.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se janë duke u angazhuar që infrastruktura ligjore të mos jenë pengesë për bizneset.

“Ligjet e mira e shtyjnë përpara punësimin, eksportin. Ligjet mund të bëhen pengesë e bizneseve dhe këtë pengesë po përpiqemi ti parandalojmë”, tha Rukiqi.

Ndryshe, viti 2019, është shpallur si vit i ekonomisë nga Qeveria e Kosovës.