Ky është vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për dasmat
Qeveria e Kosovës në vendimin që ka marrë sot, nuk i ka lejuar dasmat.
“Ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat dhe ahengjet familjare, si dhe çfarëdo forme tjetër organizimi ku ka grumbullim të njerëzve, përjashtimisht për rastet e lejuara me këtë vendim;”, thuhet në vendimin e Qeverisë.