Ky është kosovari i arrestuar në Serbi, ai flet nga burgu
Sot kosovarit rruga iu ndalë në mes kufirit Hungari-Serbi.
Abaz Beqiraj nga Deçani kishte qëndruar në Gjermani tek i biri për dy muaj.
Të dielën kishte biletën e kthimit për në Kosovë. mirëpo nuk arriti në vendlindje.
Kjo pasi ky i fundit u arrestua nga Policia serbe lidhur me një aktakuzë të vitit 2010 të cilën Beqiraj as vet nuk e di çka është, siç ka treguar ai ekskluzivisht përmes telefonit për T7, nga burgu ku po mbahet.
“Jo unë për vete nuk di për kurrfarë aktakuze që kam ba në jetën time. Tash këta më kanë thanë kështu, por tash presin me m’qitë në gjyq apo çfarë dreqin… telefonin ma kanë lanë, senet me hangër bukë. Më kanë thanë me pritë nja 2-3 orë”, tha Abaz Beqiraj.
“Jam kanë tu ardhë prej Gjermanisë bre, kam qenë tek djali me nejtë, më zbriten në tokë, ma kanë marrë lejen. Tash unë ma gatë nuk di çka me të thanë. S’ka fol kush me mu, tash a më ndalin a më lëshojnë nuk e di. 2:30 As vetë nuk e di pse, veç i ka thanë shoferit që në 2010-në e ka një aktakuzë. Për çfarë aktakuze këta e dinë dhe e luajnë lojën qysh donë.”, shtoi Abaz Beqiraj.
Beqiraj njofton po ashtu se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Jam smutë prej kreje (koke), me hapa të tensionit, tana i kam bashkë”
Të merakosur janë shprehur nga familja e tij. I biri, Smajl Beqiraj pretendon se gjithë kjo është një gabim.
Ai gjithashtu pohon problemet shëndetësore që ka i ati.
Famija Beqiraj ka treguar se gjatë tërë ditës kanë provuar të kontaktojnë me institucionet e Kosovës, mirëpo këto të fundit nuk ishin të qasshme