Teknologji

Ky është Galaxy Fold, telefoni i palosshëm i Samsung’ut

Gjiganti i teknologjisë Samsung Electronics sot ka prezantuar telefonin e vet më të ri të palosshëm, i cili do të lansohet në treg në muajin prill, me aplikacione të adaptuara posaçërisht nga Facebook dhe Alphabet Inc të dizajnuara për pajisjen e re, raporton Reuters.

Telefoni i ri quhet “Galaxy Fold” dhe do të kushtojë 1980 dollarë dhe do të dalë në shitje më 26 prill, ka konfirmuar Samsungu në ngjarjen e sotme në San Francisco.

Pajisja e do të ketë ekran prej 4.6 inçësh kur të jetë i palosur, derisa i shpalosur ekrani i tij është 7.3 inç.

Samsungu thotë se ka punuar me Facebookun, Google, dhe Microsoftin për të krijuar versione speciale të aplikacioneve më të famshme që t’i përshtaten ekranit të ri, përcjell koha.net.

DJ Koh, shef ekzekutiv i Samsungut, ka thënë se “jemi këtu për t’ua dëshmuar skeptikëve se një gjë e tillë nuk mund të bëhej”.