Ky është 29 vjeçari nga Gjakova që vdiq tragjikisht në Zvicër pasi u godit nga treni
Ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmë në stacionin e trenave në Zwingen, afër Bazelit, ia mori jetën një të riu kosovar.
Rasti, u konfirmua edhe nga mediat zvicerane, derisa ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së kosovarit, por që ai u godit nga një linjë e huaj që po kalonte në hekururdhë gjatë kohës sa po kryeheshin punime.
Merret vesh se viktima është Martin Dodaj nga Komuna e Gjakovës, derisa familjarët dhe miqtë e të ndjerit tashmë kanë shprehur dhimbjet e tyre edhe përmes rrjeteve sociale.
29 vjeçari, kishte vite që jetonte në shtetin zviceran.