Ky është 27 vjeçari që u vra sot në Mitrovicë
Sot në tregun e Mitrovicës ndodhi një ngjarje e rëndë, ku një person u vra dhe dy persona tjerë u plagosën me armë zjarri.
I vrarë mbeti 27 vjeçari Valmir (Agim) Fazliu, me prejardhje fshati Dolak i Vushtrrisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info raportoi ekskluzivisht për ngjarjen që tronditi sot Mitrovicën.
Valmiri ishte djali vetëm i familjes apo siç thuhet në Kosovë djal hasreti.
Personi që e plagosi për vdekje është arrestuar nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes.