Kuvendarët e Bujanocit nuk votuan propozimim për financimin e mediave lokale për vitin 2020
Ermal Rexhepi, shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit, gjatë seancës së katërt kërkoi që pozicioni financiarë për financimin e mediave për vitin 2020 të mos ndryshohet.
Propozimi i tij nuk u votuan nga këshilltarë komunal ndërsa edhe kryetari i komunës së Bujanocit nuk e mbështeti propozimin e tij.
Rexhepi theksoi me tjerash se gjatë ditës së djeshme me këshillin për ekonomi dhe financa propozoi që pozicioni I mediave dhe se shumica e anëtarëve votuan kundër propozimit të tij që u manifestua edhe në seancën e sotme të kuvendit komunal.
Rexhepi tha para këshilltarëve se mediat janë të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe duhet të trajtohen të gjithë të barabartë sikur çdo grup i interesit në komunën tonë.
Me votimin e rishikimit të buxhetit komunal, pozicioni i financimit të projekteve në fushën e informimit për vitin 2020 është larguar nga buxheti dhe kështu një pjesë e madhe e medias lokale mbetën pa financim për vitin 2020.