[FOTO] Ja kush është sulmuesi rom nga Bujanoci që e kishte goditur dhe plaçkitur mësuesin Murat
Më 5 shkurt në mënyrë barbare, një i ri rom nga Bujanoci, sulmoi mësuesin në pension Murat Murati, duke e goditur disa herë me çekan në kokë dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Policia ka arritur të identifikoi dhe të arrestoi të dyshuarin e kësaj vepre penale.
Ai është Vadzid Abedini, 29 vjeçar i përkatësisë rome nga Bujanoci.
Vadzid Abedini është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim, ndërsa LuginaLajm merr vesh se arrestimi i të akuzuarit është bërë në në bashkëpunim të familjarëve të tij me policinë lokale.