Kusari: Sonte humbëse është e tërë Kosova
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit të publikimit të një fotografie nga deputetja Flora Brovina, e cila pretendon se shfaqen ushtarët serbë duke e dhunuar një grua gjatë luftës në Kosovë.
Kusari tha se viktimat u dhunuan edhe një herë, të gjitha me radhë, në shtetin që ka humbur ndjesinë për drejtësinë.
“Sonte humbëse është e tërë Kosova . Sot viktimë me ose pa vetëdije është edhe Deputetja Flora Brovina. Ajo sot tregoi se për kundër bindjeve dhe punës së saj, prapë se prapë mendimi i dikujt në parti e shtyen të bëjë këtë GABIM që do të duhet muaj dhe vite të tëra të ndreqen (nëse mund të ndreqet)”, ka shkruar Kusari në rrjetin social Facebook.