Lajme

Kusari-Lila: U përmbys plani i mashtruesve dhe pazargjive

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese shpalli të pavlefshme votën e Etem Arifit dhe u hapi rrugë zgjedhjeve të reja, po vjen shpresa për fitore të drejtësisë mbi të padrejtën.

Sipas saj, “pranvera po vjen më herët” këtë herë.

Postimi i plotë:Sonte në natën më të gjatë të vitit, vie drita e shpresës për fitoren e drejtësisë mbi të padrejtën,e punës mbi mashtrimin dhe kthimit të vullnetit të qytetarëve aty ku e ka vendin, në institucionet legjitime të shtetit.Sonte u përmbys përfundimisht qëllimi dhe plani i mashtruesve dhe pazargjive.Nuk ka rrugë të shkurtër për te suksesi dhe as bypass për te pushteti.Kush e mendon ndryshe e gjen atë që e meriton, shkarkimin dhe dënimin nga qytetarët sot dhe gjykimin nga historia nesër.Kosovë, pranvera po të vjen më herët kësaj radhe