Lajme

Kusari Lila akuzon qeverinë Haradinaj për racizëm: Nuk bëri asgjë për viktimat e sulmit terrorist në Zelandën e Re

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj qeevrisë, që sipas saj, nuk bëri asgjë në shenjë solidarizimi me viktimat e sulmit terrorist të së premtës  në dy xhami të Zelandës së Re ku mbetën të vdekur 50 persona dhe dhjetëra persona janë lënduar.


Kusari përmes një statusi në Facebook ka drejtuar disa kritika për Qeverinë, e cila sipas saj nuk bëri asgjë për këto viktima, as lutje, në xhami apo kishë.

Ajo e quan këtë turp pasi kemi qenë edhe vet viktima të një lufte me karakter të tillë.

“U tmerruan të gjithë nga sulmi i fundit terrorist në Christchurch në Zelanden e Re. E dënuam me statuse në FB dhe me kaq e mbyllëm ne në Kosovën, vendin që përjetoi gjenocidin, terrorin dhe shtetin prej 2 milion banorësh, prej të cilëve 1 milion ishim refugjatë gjatë luftës. Sa më mban kujtesa, nuk ndezem qirinj për këta 50 shpirtëra që u vranë në xhami duke iu falë Zotit në paqe, nuk u lutem për ta, as në xhami dhe as në kishë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka pyetur nëse arsyet e heshtjes së qeverisë së Kosovës janë raciste.

A u frikësuam prej dikujt se këta njerëz të pafajshëm prej 3 vjeq deri ne 71 vjeq u vranë në xhami? A nuk na bëri përshtypje se ishin shumica migrantë të Lindjes së Mesme? Apo nuk e morrëm mesazhin prej dikujt të “fortë” se edhe Kosova duhet të lutet, të mbaj namaz e meshë për ta”, shkruan Kusari.

Deputetja kosovare tregon se çfarë ka bërë ajo pas sulmit për viktimat e Zelandës së Re.

“Unë çdo ditë prej kur ka ndodhur kjo tragjedi, kjo masakër terroriste, lutem jo vetëm për shpirtin e të vrarëve, por edhe neve të gjallëve që e harruam vlerën e jetës, vlerën e lirisë dhe bashkëndjenjen me viktimën, pa marrë parasysh a janë musliman, të krishterë, hebrej, të bardhë, të zi, të verdhë apo të kaftë”, ka thekësuar ajo.

Postimi i saj i plotë:

U tmerruan të gjithë nga sulmi i fundit terrorist në Christchurch në Zelanden e Re. E dënuam me statuse në FB dhe me kaq e mbyllëm ne në Kosovën, vendin që përjetoi gjenocidin, terrorin dhe shtetin prej 2 milion banorësh, prej të cilëve 1 milion ishim refugjatë gjatë luftës.

Sa më mban kujtesa, nuk ndezem qirinj për këta 50 shpirtëra që u vranë në xhami duke iu falë Zotit në paqe, nuk u lutem për ta, as në xhami dhe as në kishë.

Pjesa tjerër e Botës e bëri, Kryeministri Trudeau i Kanadës, ish- Presidenti Obama, Kryeminstrja e Britanisë, Kryebashkiaku i Londrës, etj.

A u frikësuam prej dikujt se këta njerëz të pafajshëm prej 3 vjeq deri ne 71 vjeq u vranë në xhami? A nuk na bëri përshtypje se ishin shumica migrantë të Lindjes së Mesme? Apo nuk e morrëm mesazhin prej dikujt të “fortë” se edhe Kosova duhet të lutet, të mbaj namaz e meshë për ta?!

Unë sot turpërohem sa pa identitet dhe sa frikacak jemi. Unë sot skuqem sa shpejt kemi harruar si është të jesh në kërkim të lirisë dhe sa e bukur është ndjenja kur dikush ta hap derën dhe të ofron siguri.

Unë çdo ditë prej kur ka ndodhur kjo tragjedi, kjo masakër terroriste, lutem jo vetëm për shpirtin e të vrarëve, por edhe neve të gjallëve që e harruam vlerën e jetës, vlerën e lirisë dhe bashkëndjenjen me viktimën, pa marrë parasysh a janë musliman, të krishterë, hebrej, të bardhë, të zi, të verdhë apo të kaftë.

#LutemPërViktimatEChristChurch
#IPrayForVictimsOfChristChurch