Kurti – Vuçiqit : S’jemi këtu për kompensim apetiti, por për shërim plagësh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë nëse qasja e tyre është se: “edhe ne duhet të fitojmë diçka”.
Ai ka folur kështu në “RTK”.
“Kjo nuk mund të jetë pikënisje e zgjidhjes së problemit (qasja e presidentit serb Vuçiq se ”ne duhet të fitojmë diçka nga Kosova“ v.j.). Nuk jemi këtu për të kompensuar apetite, por për të shëruar plagë. Me një qasje të tillë nuk shoh se ne mund të gjejmë zgjidhje, por bashkë me shtetet perëndimore mund të krijojmë një kontekst ku mund të gjendet zgjidhje”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, Serbia ani se nuk e ka pasur kurrë Kosovën thelbësisht, ajo e ka humbur atë gjatë kohës së regjimit të Millosheviqit.