Lajme

Kurti thirrje serbëve të Kosovës t’i regjistrojnë veturat me targa RKS 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është drejtuar qytetarëve të komunitetit serb të Kosovës përmes një videoje, rreth vendimit të Qeverisë që targat ilegale t’i ndërrojnë në ato të Republikës së Kosovës (RKS), në qëllim të vendosjes së ligshmërisë.

Nga data 1 gusht e deri me datën e 30 shtator të këtij viti, këtu dhe në 33 qendra të tjera komunale regjistrimi, do të jetë i organizuar procesi i regjistrimit të mjeteve, e me këtë kalimi nga tabelat ilegale në ato të vlefshme në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës, tabelat me shenjat RKS”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se në këtë mënyrë, qeveria garanton sundimin e ligjit, krahas politikës dhe interesave individualë. Ai tha se një gjë e tillë është në interes të çdo qytetari të shtetit tonë të përbashkët.

Për të mundësuar procedurë sa më të lehtë, mjetet që duhen regjistruar nuk do t’i nënshtrohen procedurave të doganës. Ky është një lëshim i madh, marrë parasysh që pagesa e shumave të mbledhura në doganë do të ishte 5 mijë euro vetëm për një automjet”.

“Gjithashtu, gjatë regjistrimit të parë nuk do të kërkohet kontrolli teknik, kurse komunat mund të vendosin të mos kërkojnë pagesën prej 10 euro në bazë të taksës komunale”.

Ministria e Brendshme e Kosovës do të nxjerr Udhëzim Administrativ që do të rregullojë detajisht çdo hap, tregoi Kurti, ndaj regjistrimit në atë mënyrë që të bëhen lehtësime.

Kryeministri tha se procesi i regjistrimit të veturave në RKS është e rëndësisë së madhe dhe si e tillë është në të mirën e të gjithëve.

“Ju do të regjistroni veturat në bazë të procedurave të lehta dhe me lëshime të lejuara, sipas rregullave dhe ligjit, kurse ne do të vendosim barazinë të cilën e synojmë të gjithë në çdo segment”.