Lajme

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, s’deklarohen për media

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Michele Risi.

Takimin e sotëm ai e ka paralajmëruar gjatë së mërkurës në një konferencë për medie deri sa ka paraqitur detaje për marrëveshjen “sekrete” të presidentit Hashim Thaçi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Por sot në takim janë lejuar vetëm pamje, ndërsa ende s’janë deklaruar rreth takimit.

Kurti ka sqaruar se ka njoftuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, për marrëveshjen “sekrete” të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, presidentit aktual.

Ai dje në një konferencë për media, ka deklaruar se presidenti Thaçi, sa ishte në krye të Qeverisë e ka fshehur marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë në vitin 2013.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me implikimet e mundshme kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill të vitit 2013 ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.