Kurti: Sot është dita e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kryer obligimin e tij qytetar.
Kurti ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Rita. transmeton IndeksOnline.
“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci intstitucionet për legjitimiet, e drejt e cila më tej paraqet mundësi dhe shancë që duhet shfrytëzuar dhe duhet përdorur. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit. Me dashuri për vendin duhet të votojmë.”