Lajme

Kurti: Radoiçiqi dhe bandat serbe po përgatisin sulme të reja ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka dhënë detaje të reja mbi sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kurti ka thënë se një muaj para sulmit terrorist, i gjithë arsenali i armatimit ka qenë i vendosur në një kompani, që ishte vizituar më parë edhe nga presidenti serb.

“Arsenali që u përdorë në Banjskë, ka qenë i vendosur në një kompani e cila është në listën e sankisonuar të SHBA. Pronë e Milan Radoiçiqi, dhe tani është drejtor një ish-kolonel i pensionuar serb, i cili ka marrë pjesë në luftërat në Bosnjë. Këtë kompani e kishte vizituar presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi”, tha ai.

Kryeministri tha se Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës.

“Radoiçiqi po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Paguhen nga dy mij euro, ata po strehohen në objektet e tij”.