Kurti për Thaçin: Ai është figurë ceremoniale ose noter shtetror
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i pyetur për deklaratën e presidentit se këtë javë do të ndërmarrë hapa për formimin e Qeverisë.
Ai ka thënë se presidenti është jashtë detyrës por ka intencë që të formojë dhe drejtojë vullnet politik në Kosovë.
Kurti e ka quajtur Thaçin figurë ceremoniale dhe noter shtetëror.
“Unë jam kryeministër në detyrë por shteti ka një president jashtë detyrës me këtë intencën për të formuar dhe drejtuar vullnet politik në Kosovë. Presidenti është një figurë ceremoniale, le të themi noter shtetëror i cili nuk është një nga shtyllat e pushtetit. Është e qartë se ai nuk është i kënaqur me kompetencat që ka, por te tilla janë me kushtetutë dhe këtë është dashur ta mendojë. Ne po punojmë me të gjitha kapacitetin tonë për luftimin e shpërndarjes së koronavirusit dhe nuk po ngecim në këtë drejtim”, ka thënë ai, raporton koha.
Duke folur për testet nga Serbia, ai ka thënë se nëse Kosova do të refuzonte marrjen e testeve, do të akuzohej për sjellje irracionale dhe politizim të gjestit që nuk është i tillë.
Sipas tij, nëse Kosova nuk do t’i merrte këto teste do të kishte ndonjë grup të serbëve se nuk po mund të testohen
“1000 testet janë një gjest i Serbisë që nuk do të duhej të shfrytëzohej., nuk besoj që Serbia e ka rregulluar imazhin me këtë, nëse e ka rregulluar e ka bërë me ato marrëveshje me figurat politike në vend, ne kemi dëshmuar se nuk bëjmë dallime te qytetarët”, ka thënë ai.