Kryesore

Kurti për Al Jazeera: Ideja e korrigjimit të kufijve nuk ka vdekur, ska Asociacion në baza etnike

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë në gjuhën angleze për mediumin e njohur globalisht “Al Jazeera”. Shefi i ekzekutivit ka folur për shumë çështje, duke përsëritur qëndrimet tashmë të njohura për opinion publik në Kosovë, shkruan Nacionale.com

Në inervistën 26 minutëshe, Kurti është pyetur, ndër të tjera, edhe për çështjen e Asociacionit dhe të krizës në veri, duke alaramuar se ajo ende nuk ka përfunduar.

Ndërsa për Asociacionin me Komunave me shumcië serbe, Kurti tha se nuk mund të ketë insitucione një etnike në Kosovë.

Kryeministri Kurti ka qenë i qartë në lidhje me çështjen e Asociacionit, një nga marrëveshjet në të cilën ndërkombëtare dhe pala serbe insiston të zbatohet. Kurti, në përgjigjen e tij, ka theksuar se nuk mund të ketë Asociacion një etnik, pasi një gjë të tillë nuk e lejon rregullimi kushtetues i Kosovës.

Madje, Kurti ka përmendur edhe Pakon e Ahtisarit, një plan ndërkombëtar të cilën dikur ai dhe LVV-ja e kundërshtonte. 

“Një nga këto marrëveshjet nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Beogradi veçanërisht insiston në këtë marrëveshje. Në Kosovë ne nuk mund të kemi një asociacion ose çfarëdo institucioni ose organizate të bazuar vetëm në një etni. Sipas propozimit të Ahtisarit për stautsin e Kosovës para 15 viteve, Kosova duhet të ketë një shoqëri dhe institucion të llojit multietnik. Prandaj, një asociacion multietnik nuk më të kalojë testin e Gjykatës tonë Kushtetuese.” – tha tutje z. Kurti.

Asnjë serbë i Kosovës nuk më ka shkruar letër për të më kërkuar një Asociacion të bazuar në etnicitet. Ata duan punë, drejtësi, por asnjëri nga ta nuk e do këtë Asociacion. Është Beogradi që insiston në të” – tha tutje Kurti.

Ndërsa krejt në fillim të inervistës, gazetari i “Al Jazeera”-s e pyet Kurtin nëse kriza në mes Kosovës dhe Serbisë kanë përfunduar, pas heqjes së barrikadave.

Kurti ka thënë se kriza nuk ka përfunduar, duke ofruar dy argumente se pse mendon kështu.

“Kriza nuk është e përfunduar, sepse Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie abnormale. Na duhet marrëveshje mbi normalizimin e plot të marrëdhënieve me epiqendër njohjen reciproke. Kosova nuk e njeh Serbinë, Serbia nuk e njeh Kosovën, prandaj na duhet njohja reciproke. Në anën tjetër, kriza nuk ka përfunduar sepse strukturat ilegale të Serbisë që janë aty që nga vitit 1999, së fundmi janë shndërruar në banda kriminale, që kanë ngritur 16 barrikada në mesin e dhjetorit.” – tha Kurti për Al Jazeeran.

Kurti ka bërë një interpretim interesant, duke thënë se barrikadat u vendosën për shkak të frikës së sundimit të ligjit.

“Sidoqoftë, agresivitetit i tyre (grupeve kriminale v.j.), që është rritur, është shprehje direkte e frikës së tyre. Ata e dinë që sundimi i ligjit në Republikën tonë është më e fortë se çdo herë. Dhe prandaj, nga frika ata i kanë vendosur barrikadat dhe nga frika i hoqën ato” – tha Kurti.

Në intervistë ka folur edhe për çështjen e korrigjimit të kufijve.

“Unë jam shumë i sigurt që presidenti i Serbisë është nostaligjk për ato kohë. Që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar. Por përsëri, ideja s’ka vdekur. Por nostalgjia s’është një ndjenjë me të cilën mund të bëjmë progres. Shkëmbimi i territoreve s’do të ndodh, shkëmbimi i territoreve është formulë për luftë”, theksoi Kurti.

Kurti vlerësoi se kufijtë nuk janë zgjidhje.

“Kurrë s’mund të kesh kufij perfekt etnik. Gjithmonë do të ketë njerëz që do të mendojnë se janë në anën e gabuar. Çfarë kemi nevojë është Republika që kanë raporte normale dhe demokraci me to. Demokracitë s’e luftojnë njëra-tjetrën. Tensionet që i kemi me Serbinë janë sepse ne jemi vend demokratik dhe Serbia është regjim autokratik me lidhje të afërta me Kremlinin”,shtoi Kurti./Nacionale/