Lajme

Kurti: Pakoja Fiskale Emergjente është e mjaftueshme, ata që po kritikojnë po e pengojnë rritjen e buxhetit të kësaj pakoje 1 orë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti një konferencë për media ka folur për Pakon Fiskale Emergjente të krijuar nga Qeveria.

Kurti ka thënë se kemi vendosur për një Pako Fiskale Emergjente e cila është dizajnuar për të arritur disa qëllime.

“Të ofrojë ndihmë financiare shtesë për shtrat më të varfra të shoqërisë gjatë pandemisë COVID-19
Të ndihmojë bizneset në mbulimin e shpenzimeve operative që të sigurohet një pagë minimale për të gjithë punëtorët por edhe të sigurohet që bizneset të kenë mundësi të vazhdojnë veprimtarinë gjatë dhe pas pandemisë
Të sigurojmë likuiditet shtesë për bizneset
Të stimulohen punëtorët e sektorëve esencial gjatë gjendjes së emergjencës
Të stimulohet punësimi dhe formalizmi në sektorin privat”, ka thënë kryeministri në detyrë Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo pako nuk ka si qëllim politikat afatgjate për rimëkëmbjen e ekonomisë, dhe se do të bëhet një analizë studim më i thellë për këtë ku do të hartohet një pako e dytë e cila do të adresojë nevojat afatgjate të sektorit privat

“Pako fiskale emergjente sepse jemi në një situatë emergjente. Krahas kujdesit për shëndetin publik dhe shëndetin e ekonomisë tonë do t’ia dalim me këtë pako emergjente…”, ka shtuar Kurti.Lexo po ashtu: