Lajme

Kurti nënshkruan peticionin: Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin , ka nënshkruar peticionin e iniciuar nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet të cilit po kërkohen zgjedhje.

Kjo u bë e ditur nga lideri Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera ka thë se zgjedhjet janë qëllimi i tyre politik.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk e kanë nënshkruar peticionin ta bëjnë tani.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani.