LajmeTë fundit

Diaspora shtron iftar për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme

Sofra e ramazanit shtrohet edhe një herë nga Sh. K. “Dituria”. Këtë herë nën mirësinë dhe bereqetin e këtij muaji të bekuar në sofrën e iftarit të ramazanit u ulën nxënësit e shkollave të mesme dhe studentëve që studiojnë në trojet shqiptare. Shumica e tyre ishin aktivistë dhe të tjerë që prezantuan në këtë iftar.
Kryetari i Organizatës Humanitare “Merhamet” nga Shkupi z. Ridvan Xhaferi iu drejtua të pranishmëve me një ligjëratë rasti. Në mes të tjerash ai përmendi rëndësinë e agjërimit si ibadet, udhëzime praktike nga agjërimi, pritshmëritë e besimtarit nga ky muaj etj.
Në këtë iftar morën pjesë 100 të ftuar. Me 50 të tjerë po nga ky aktivitet, sofra e iftarit të ramazanit do të zhvendoset edhe në Bujanoc në javën e ardhshme.
Sofra e iftarit ishte donacion nga dy vëllezërit bashkatdhetarë me punë në Gjermani. Dëshira e tyre ishte që emrat e tyre si donatorë të mbeten anonim.
Shoqata Kulturore “Dituria”, falënderon bashkatdhetarët në diasporë për besimin e shprehur për të mbështetur materialisht projektet ma karakter kulturorë e humanitarë. Këto projekte realizohen në kuadër të projekteve të rregullta të parapara gjatë aktiviteteve vjetore.
Gjatë këtij muaji të bekuar falë mbështetjes nga vëllezërit tanë në diasporë janë shpërndarë paketa ushqimore për familjet me kushte të rënda sociale.