Kurti lobon në Turqi për njohjen e Kosovës nga 5 vende të BE-së
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të sotëm në Turqi ka lobuar për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së
Kurti ka thënë se në takime të ndara është takuar me shefin e grupit parlamentar të Partisë Republikane të Popullit, Engin Özkoç dhe deputetët Utku Çakirözer dhe Haluk Koç (CHP), shefin e grupit parlamentar të Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, Erkan Akçay dhe deputetin Muhammed Levent Bülbül (MHP), shefin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Av. Bülent Turan.
“Biseduam për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës e Turqisë, për mundësitë dhe nevojën e bashkëpunimit ekonomik, përmes investimeve që gjenerojnë punësim në Kosovë, sidomos për rininë dhe gratë”, ka shkruar Kurti, i cili ka shtuar se, “synimi ynë është që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian dhe NATO. Duke qenë se pengesa kryesore për anëtarësimin është mosnjohja nga 5 shtetet e BE-së, përkatësisht 4 shtetet e NATO-s, kërkova që të na ndihmojnë me kontaktet që kanë me partitë simotra në këto vende duke kërkuar nga to që ta njohin shtetin e Kosovës”.
Kurse me shefin e grupit parlamentar të Partisë Republikane të Popullit, Engin Özkoç, Kurti thotë se janë pajtuar që të thellojnë bashkëpunimin dhe të vazhdojmë koordinimin tonë të përbashkët në Internacionalen Socialiste