Kurti: Këshilltari i Thaçit na ka thënë se e marrim Preshevën, në Bujanoc dhe Medvegjë më nuk ka shqiptarë, ka vetëm serbë
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në emisionin Desku ka treguar detaje para takimit të tij me presidentin Hashim Thaçi, por edhe detaje brenda atij takimi në Presidencë.
Kurti thotë se Thaçi nuk i tregonte se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.
“Ai më tha po të lejonte shoqja jote Vjosa Osmani, të raportoja në Kuvend do të tregoja. Nuk tregonte çfarë marrëveshje bëhej fjalë”, tha Kurti. “Por si është e mundur të raportonte para 120 deputetëve të tregonte a është marrëveshje me hartë e pa hartë e jo para meje”.
E paraprakisht për atë marrëveshje Kurti thotë se i ka folur këshilltari i presidentit Ardian Arifaj.
“Ai nuk më ka folur për cilësinë e marrëveshjes por paraprakisht më ka folur këshilltari i tij, Ardian Arifaj, përmes një takimi të rastësishëm me ministrin tim (Arben Vitia). Për mua ai është më i rëndësishëm se çdo këshilltar për shkak se përkthen. Një takim disa ditë para se unë ta takoja presidentin Arifaj ka takuar Arben Vitinë, të cilit i ka thënë ‘hajde ta kryejmë këtë punën e marrëveshjes thuaj edhe Albinit se edhe juve të Vetëvendosjes ju bie mirë sepse jeni për bashkim kombëtar’. Atëhere ministri e ka pyetur se çfarë marrëveshje është ajo me e dhënë veriun a? (Arifaj) i është përgjigjur ‘jo, jo veriun. Leposaviqin po, por Ujmani mbetet me ne, Trepça mbetet me neve edhe nuk i japim këto pasuri’”, ka thënë Kurti.
Kurse, sipas Kurtit, për Luginën e Preshevës Arifaj ka thënë se e marrin Preshevën. Kurse kur është pyetur për Medvegjën e Bujanocin, Arifaj i është përgjigjur Vitisë se aty më nuk ka shqiptarë, ka vetëm serbë.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë :