Kurti ia kujton Daut Haradinajt shtëpitë në ‘Marigonë’, tokat e bizneset e pasluftës
Ka vazhduar replika ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj.“Kryeministër, mos më fyej. Mundesh me qenë ma orator, por jam ma i zoti se ti 100 herë për ketë vend. Mundesh me iu zgërdhi Bërnabiqit, mundesh me mashtru popullin, mundesh me pas gjysmën e partisë ShIK e me sha PDK-në”, tha Haradinanj. Megjithatë, Haradinaj tha se është ushtar i Albin Kurtit në mbrojtjen e territorit të Kosovës.
Çdo kush që i del në mbrojtje të territorit, në çdo pëllëmbë, më ka te këmbët. Jam ushtar i Albin Kurtit, jam 100% në mbrojtje të integritetit territorial kundër çdokujt që dëshiron me prek territorin, kundër Hashim Thaçit dhe çdo dreq Hashim Thaçi tjetër”, tha tutje Haradinaj. Atij iu përgjigje kryeministri, Albin Kurti. “Unë fare nuk e kontestoj, as që e vë në dyshim patriotizimin e z. Haradinajt gjatë luftës, edhe para luftës edhe pas luftës por jo për demoarkacionin, për demomarkacionin nuk ishte qëndrim patriotik. U dhanë 82 km kator për cerek metri katoror, ky ësht ëproblemi. Se patriot nuk mund të jesh i kufizuar në kohë, duhet tërë jetës”, tha Albin Kurti. Ai ka thënë se nuk duhet të përsëritet shpesh kontributet në luftë.