Lajme

Kurti i shprehë pankaqësi Engelit, për politikën aktuale të SHBA-së ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Eliot Engel.

Këtë e ka bërë të ditur, Kurti përmes një shkrimi në Twitter.

Ai ka thënë se me Engelin kanë biseduar lidhur me situatën pandemike me Covid-19, dhe atë politike.

“Kënaqësi të bisedoj me kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresistin Engel. Engel ka kaluar tri dekada në Ballkan dhe ka njohuri të thella për rajonin”, ka thënë Kurti.

“Falënderova për rolin dhe angazhimin e tij aktiv ndaj Kosovës dhe njerëzve të saj”, njofton Telegrafi.

Kurti theksoi se Engel ka shprehur shqetësim ndaj politikave aktuale amerikane kundrejt Kosovës.

“Biseduam për situatën me COVID-19 në të dy vendet. Z. Engel gjithashtu shprehu shqetësimet e tij lidhur me politikën aktuale të SHBA-së ndaj Kosovës. Ne theksuam rëndësinë e marrëdhënieve të koordinuara transatlantike midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian si mënyrën e vetme për të garantuar paqe, demokraci dhe përparim në Ballkanin Perëndimor”, tha në fund Kurti.