Kurti fton organet e rendit të zbardhin rastin e vrasjes së dyfishtë në Pejë
Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në qytetin e Pejës, ku u vranë dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti tha se është tronditur nga kjo ngjarje, derisa u shprehi ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave.
Kurti theksoi se në këto moment të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike, transmeton lajmi.net.
Kryeministri Kurti ka ftuar organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë.