Kurti e kandidatët shqiptarë për deputetë në Serbi: Një listë e përbashkët, përfaqësim më i mirë
Një listë e përbashkët e kandidatëve shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi do të ndihmonte në përfaqësim sa më të mirë të shqiptarëve, është konstatuar në takimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në dy ditët e fundit ka pasur me gjashtë kandidatë shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.
Sipas një njoftimi nga Qeveria, Kurti ka falënderuar gjashtë përfaqësuesit politik nga Lugina për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiroi sukses në zgjedhjet e radhës”.
Në takime, sipas njoftimit, është diskutuar gjendja e shqiptarëve në Luginë, diskrimini që u bëhet dhe asimetria me Kosovën, “ku siç dihet, në Kosovë deputetët e Listës Serbe i bojkotojnë dhjetë ulëset e rezervuara, ndërkaq në Luginë, shqiptarëve iu pasivizohen adresat dhe diskutohet nëse do të mund t’i arrijnë tre deputetë”.
Në legjislaturën e fundit në Serbi, Shaip Kamberi ka qenë deputeti i vetëm shqiptar.