Lajme

Kurti e fton zyrtarisht Thaçin në takim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të letrës zyrtare ka ftuar sot në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

Kurti e ka ftuar Thaçin sot për në orën 12:00, 16:00 ose 17:30. Ia ka shtuar gjithashtu si opsion edhe mbrëmjen.

Fillimisht, Kurti ekskluzivisht mbrëmë në Rubikon të KTV-së e ftoi Thaçin për takim.

“Të jetë një takim kur ne i shtrojmë këto gjëra, sepse nuk mund të lejojmë që shteti i Kosovës që sulmohet aq shumë, të ketë zëra të ndryshëm. Meqenëse nuk u takuam deri tash i bëj ftesë presidentit që të takohemi për t’u dakorduar për të gjitha proceset ndërkombëtare. Fundja edhe një letër e Trumpit drejtuar presidentit Thaçi kërkon zë të unifikuar”, tha mbrëmë Kurti