Kryesore

Kurbani e therrja e tij, qëllimi dhe rregullat tjera

Festa e Kurban Bajramit lidhet eksluzivisht me kushtin e pestë të fesë islame Haxhin, ku me përfundimin e punëve të Haxhit si çështje madhore në islam vjen edhe festa e Kurban Bajramit, ku të gjithë besimtarët e botës solidarizohen me haxhinjtë duke shpresuar në sevapin që e fitojnë haxhinjtë.

Festa e Kurban Bajramit si punë kryesore e ka namazin e Bajramit dhe therrjen e Kurbanit, pastaj; përforcimin e lidhjeve familjare dhe shoqërore me urime dhe vizita në mes veti, të ndihmojmë ata që kanë nevojë, të fusim gëzimin në zemrat e të gjithëve, ti shtriejmë dorën njëri tjetrit, të mbizotërojë një atmosferë festive në këtë ditë etj.

DEFINICIONI DHE DISPOZITA E KURBANIT

Meqenëse Kurbani është simbolika kryesore e kësaj feste, atëherë të shohim disa rregulla dhe dispozita rreth tij.

Definicioni i Kurbanit është: “Therrja e një kafshe të caktuar në kohë të caktuar dhe me nijet të caktuar”

Therrja e Kurbanit u obligua në vitin e dytë pas hixhretit. Allahu në Kuran thotë: “ Andaj ti falu dhe prej Kurban për Zotin tënd”.

Kurbani është Obligim ( vaxhib ) për çdo besimtar musliman, moshërritur, mentalisht i shëndoshë, që ka pasuri.

Nëse dikush ka mundësi dhe nuk therr kurbanin, ai bënë mëkat dhe dënohet te Zoti.

Me prerjen e Kurbanit obligohet çdo person që ka mundësi materiale, sa që nuk e dëmton buxhetin e tij familjar.

Koha e therrjes së Kurbanit është pas faljes së namazit të Bajramit dhe deri në fund të ditës së tretë të bajramit. Lejohet prerja edhe në netët e bajramit por nuk është e lavdëruar.

QËLLIMI I THRJES SË KURBANIT

Qëllimi i therrjes së Kurbanit është:

1- Falënderimi i Zotit për të mirat dhe begatitë e tij, dhe kujdesi i të pasurve për të varfërit në këto dita.

2- Për të shtuar dashurinë me anë të dhuratës së mishit; familjes, fqinjëve dhe të afërmve.

– Është obligim dhe simbol fetar, që njeriu të ofrohet te Zoti, dhe të shpresojë në mirësi dhe falje të mëkateve.

3- Këtu vërehet sinqeriteti i besimtarit ndaj urdhërave të Zotit, sepse therrja bëhet vetëm për Allahun

4- Jobesimtarët para islamit, therrnin për idhujt e tyre, kurse muslimani therr për Allahun dhe ka dobi etj.

HISTORIKU I KURBANIT

Historiku i Kurbanit daton qysh nga njeriu i parë Ademi a.s. kur dy bijtë e tij pasi që u zunë për një çështje të caktuar paraqitën Kurbanët e tyre para Zotit. Pastaj idhujtarët gjatë gjithë historisë së njerëzimit Kurbanin e kishin simbol të sakrificave të tyre.

Historia më e njohur për muslimanët është ajo e Pejgamberit Ibrahimit a.s. me djalin e tij Ismailin a.s., ku feja islame Kurbanin e saj e bazon shumë në këtë ngjarje.

Islami Kurbanin e legjitimoi, dhe përcaktoi rregulla për të që, të mos keqpërdoret as kafsha e as mishi i tij.

KAFSHËT QË LEJOHEN PËR KURBAN

Kafshët që lejohen për Kurban janë: DEVJA (5 vjet), LOPA (2 vjet), DELJA- DHIA ( 1 Vjet)

Delja e shëndoshë lejohet mbi 6 muaj. – Këtu bën pjes edhe Bullica.- Këtu lejohen të dy gjinitë.

Për kafshët e mëdha ( deve dhe lopë ) lejohet që të marrin pjesë deri në 7 vetë. Të gjithë për Kurban.

Kurse të voglat vetëm një person. Por kryefamiljari mund të bëjë nijet për gjithë familjen e tij.

Muhamedi a.s. ka thënë në therrje të Kurbanit: O Zot pranoje prej Muhamedit dhe familjes së Tij dhe prej gjith besimtarëve…

Nëse dikush blen një lopë dhe e bën nijet vetëm për vete, nuk lejohet që pastaj dikush të marr pjes aty. Ndarja e mishit te kafsha e madhe duhet të bëhet me peshojë ( kantar ).

Kafshët me të meta para blerjes nuk lejohet që të therren për Kurban, e nëse shfaqet pas blerjes atëherë lejohet.

Këto të meta janë: Kafsha e verbër me njërin sy ose të dytë – këmbën e thyer ose të dëmtuar që nuk ec – pa vesh ose nuk e ka shumicën e veshit – pa bisht ose nuk e ka shumicen e bishtit – pa brina ose nuk e ka shumicen e bririt – pa dhëmbë – e tranuar – e sëmurë që nuk han etj.

Nëse kafsha e blerë është me barrë mund të therret, nëse fryti i saj është i gjallë atëherë atë e jep sadak.

Udhëtari dhe ai që nuk ka pasuri nuk obligohen për Kurban, dhe nuk lejohet që i varfëri të huazojë për të therrë Kurban.

Mishi i Kurbani mund të hahet i tëri me familje, mund të dhurohet i tëri, dhe ka mundësi dhe është e preferuar që, 1/3 të hahet me familje, 1/3 tu dhurohet të afërmve, dhe 1/3 atyre që nuk kanë prerë.

Është mirë që nijetliu i Kurbanit vetë ta therë Kurbanin, e nëse nuk mundet bën dikush tjetër, por ai prezenton duke shikuar. Kurbani ka mundësi të therret edhe duke e autorizuar dike tjetër, ose të bësh pagesën e Kurbanit dhe të therret nëpër institucionet përkatëse ( Bashkësitë Islame ) që bëjnë therrjen e Kurbanëve dhe e shpërndajnë mishin nëpër të varfër dhe aty ku ka nevojë.

Nëse e therrë me Kasap duhet ta paguaj me para, dhe jo nga mishi i Kurbanit.

Kur të therret Kurbani duhet të bëhet nijet para se të theret dhe të dihet se në emër të kujt po therret.

DISA RREGULLA TË THERJES SË KURBANIT

Therrja e Kurbanit ka disa rregulla e ato janë:

1- Të përgadisë vendin – të ushqehet Kurbani pera therrjes – Të jetë mjeti i therrjes i mprehtë –

– Të thotë Bismilahi Allahu Ekber kur e pret – Të kthehet kah kibla – të shqipton tekbiret e Kurban bajramit – të jetë qëllimi i besimtarit me këtë kurban nënshtrimi i tij vetëm urdhërit të Zotit dhe jo mendjemadhësia ose ndonjë qëllim tjetër.

2- Është mirë që të hajë nga mishi i Kurbanit të tij dhe ti dhurojë të tjerëve, bile edhe fqinjëve jomusliman

3- Është mirë që gjaku dhe mbeturinat të futen në dhe, nëse ka mundësi

4- Të falen dy rekate nafile në shenjë falënderimi Zotit pas therrjes së Kurbanit.

5- Kafsha që therret për Kurban lejohet të shfrytëzohet si psh. mjelja, bartja etj. por pa u dëmtuar.

6- Nëse Kurbani humb ose vdes para se të therret; Nëse Ka pasuri e blen tjetrin e nëse jo nuk obligohet.

A LEJOHET TË THERET KURBAN PËR TË VDEKURIN

Për Kurban obligohen vetëm të gjallët – Kurse për të vdekurin është obligim vetëm nëse ka porosit.

Nëse duam të prejmë Kurban për të vdekurit tanë, është mirë në emër të sadakës natën e Bajramit për të varfërit.

Por nëse duam të prejmë Kurban ditën e Bajramit për të dikë prej tyre atëherë :

“Prerjen dhe derdhjen e gjakut e bëjmë nijet për neve të gjallët kurse sevapin e Kurbanit ia bëjmë hedije të vdekurve tanë pasi ta presim”

Lëkura e Kurbanit duhet të jipet, por nëse dikush don ta e shfrytëzojë për vete atëherë duhet ta paguaj. Për Kurban Bajram preferohet dhe është sunet që të agjërohet dita e arafatit, kurse këto dhjetë ditë para bajramit duhet të kalohen me agjërim, pendim, lutje, istigfar, lexim të Kur’anit, përmendje të Zotit, salavate mbi Pejgamberin a.s., bamirësi ndaj të tjerëve, veprime vullnetare të ndryshme, adhurime të përbashkëta me familje etj.

TEKBIRET E TESHRIKUT

Në këtë Bajram janë edhe tekbiret e teshrikut që duhet të shqiptohen pas çdo namazi farz, duke filluar nga sabahu i ditës së arafatit e deri në iqindi të ditës së katërt të Bajramit, gjithsejt 23 kohë namaz. Nëse dikush i harron pas namazit, atëherë i shqipton më vonë kur ti kujtohet.

Forma e tekbireve është:

/ Allahu ekber Allahu ekber – La ilahe il-lallah, vallahu ekber – Allahu ekber ve lil-lahilhamd /

Përgatiti: Ragmi Destani- Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc