Të fundit

KUBUROVIQ:Gjykata speciale është vetëm një farsë për të fshehur krimet ndaj serbëve të kryera në Kosovë!

Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviq beson se kritereret e aktakuzave dhe fillimi i procedurave pran Gjykatës së Krimeve të UÇK-së janë thjesht një farsë, për të fshehur krimet e kryera në Kosovë kundër serbëve dhe popullatës tjetër jo-shqiptare.

Edhe nëse ngriten aktakuza, Kuburoviq dyshon se do të jetë kundër ish zyrtarëve të rangut të lartë të UÇK-së, si Haradinaj, Thaçi apo Limaj./raporton Politika, transmeton MinistriaLajmeve.

Ajo kujton se aktakuzat janë paralajmëruar që nga viti 2017 dhe se deri më tani nuk ka asgjë.

Ajo më tej shtoi se: “Edhe pse gjyqtarët e huaj do të punojnë në atë gjykatë, ajo nuk është një gjykatë ndërkombëtare, por një gjykatë e formuar në përputhje me kushtetutën e të ashtuquajturës Kosovë, e cila zbaton ligjet e Kosovës.Ajo theksoi se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë, nëse ekziston edhe mundësia më e vogël për të ndjekur penalisht ata që vranë qindra gra dhe fëmijë, torturuan, dhunuan dhe persekutuan popullin serb”./ministrialajmeve.com