Shqipëri

Kthehen nga Siria 14 fëmijë dhe 5 gra në Shqipëri

14 fëmijë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri kanë mbërritur në Shqipëri. Operacioni për kthimin e tyre është kryer në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe libaneze.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas kthimit në Rinas iu drejtua mediave ku dha detaje rreth operacionit, ndërsa shtoi se do të vazhdojnë me operacionin e radhës për të rikthyer shtetasit shqiptarë që gjenden në kapmet siriane.