Kryqi i Kuq në Preshevë i del në ndihmë pacientit nga Presheva.
Njoftojmë të gjithë qytetarët e Preshevës se është siguruar sasia e nevojshme e gjakut për personin për të cilin gjatë ditës së sotme ishte kërkuar. Kryqi i kuq në Preshevë ka bërë të pamundurën për t’i dal në ndihmë personit në fjalë, në vazhdim ju sjellim deklaratën e drejtorit të Kryqit të Kuq në Preshevë.
Ja dhe nje komentim, sqarim i sekretarit Amet Alimi i Kryqit te Kuq:
Pershendetje,shfrytzojm rastin permes këtij komenti t ju njoftojmë se nuk ka nevoj të shqetsohen qytetarët me këtë rast,kryqi kuq Preshevë ka bër të pamundurën që këtij pacienti ti dhurohet gjak gjegjsisht trombocite sa her që ka nevoj,duke patur parasysh si prioritet dhe trombocitet do të sigurohen gjithsesi.Urojmë të ketë shërim sa më të shpejt,ne jemi këtu për qytetarët tanë dhe do t bëjm gjithmon atë që ka nevoj,dhe familja të jetë e qetë,gjithqka është e rregulluar dhe personit në fjalë do ti jepet ndihma e kërkuar kur do që ka nevoj!
Stafi ynë këtë rast faleminderonë të gjithë qytetarët të cilët treguan gatishmëri për të dhuruar gjak.