Kryetarja Sinani uron maturantët e Preshevës
“Ditë e bukur për maturantë të veçantë. Se maturantët në Preshevë mbeten ende pothuajse të vetmit nxënës të Evropës, të cilët ndjekin mësimet me tekste të ndaluara dhe me planprograme shkollore të kufizuara.Ndonëse shteti nuk ua njeh historinë, kulturën e madje edhe letërsinë e muzikën; ata dhe ato janë plotë elan, vullnet e pasion për dije dhe aftësi.Janë maturantë të rezistencës. Janë maturantë bashkëkohor. Janë maturantë të cilësisë. Siç i njoh shumë prej tyre si mësimdhënëse e tyre. Siç e dëshmojnë brezat e tyre paraprak, të cilët sot shquhen në universitetet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare; e në vendet e tyre të punës kudo që sot jetojnë.- ka shkruar kryetarja e komunës Preshevës Ardita Sianani
Urime vazhdimin e pjekurisë civile dhe civike!
Urime matura e merituar!