Kryetari KKSH uron Albin Kurtin
Pas zgjedhjes Kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurtin e ka uruar edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.
Në postimin e z.Mustafa thuhet:
I nderuari z. Albin Kurti
Me rastin e zgjedhjes Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe kabinetit Tuaj qeveritar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës përcjellë urimet më të sinqerta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Me bindjen se me seriozitetin dhe vëmendjen e nevojshme do të shqyrtoni kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Besimplotë se çështjen e shqiptarëve të Luginës ta bëni fakt në procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe krahas një zgjidhje gjithëpërfshirëse edhe shqiptarët e Luginës të realizojnë ambiciet politike.
Urime e iu prift e mbara.