Kryetari i Prishtinës sot nderon aktivisten Natasha Kandiq me Çelësin e Qytetit
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, sot do t’ia dhurojë Çelësin e Qytetit aktivistes së njohur për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kjo do të bëhet sot në orën 16:00 në objektin e vjetër të Komunës.
Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, është një aktiviste serbe që ka punuar shumë për të drejtat e njeriut dhe ka bërë punë të madhe e cila ka shërbyer edhe për ndjekjen penale të krimeve të luftës në Tribunalin Ndërkombëtar Kriminal të Hagës.