Kryetari i KKSH’s Ragmi Mustafa uron Vjosa Osmanin për zgjedhjen si Presidente e Kosovës
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, e ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.
Mustafa e ka quajtur Kosovën si shembull për shtete në rajon.
“Uroj zgjedhjen e Presidentes të Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani – Sadriu.”, shkroi ai.
“Në 13 vite shtet, Republika e Kosovës për herë të dytë zgjedh grua për presidente. Konstituimi i institucioneve pas procesit zgjedhor demokratik është shembull për shtetet në rajon. Lugina e Preshevës ka nevojë për përkujdesje institucionale të Republikës së Kosovës. Në emër të shqiptarëve të Luginës së Preshevës ftojë presidenten, znj. Osmani-Sadriu, të shtojë vëmendjen përmes politikave strategjike proaktive, angazhimin në përmirësimin e gjendjes së vështirë të drejtave individuale dhe kolektive, si dhe në zgjidhjen e statusit juridiko-politik të Luginës”, shkruan Mustafa./arbresh.info/