Kryetari i KKSH-se Mustafa gjatë ditës së sotme u mirëprit në Ambasadën Çeke në Beograd
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa gjatë ditës së sotme u mirëprit në Ambasadën Çeke në Beograd, nga ambasadori Tomas Kuchta si dhe e dërguara speciale e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Janina Hrebickova.
Gjatë takimit të sotëm u shtjellua situata në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përfshirjen e Luginës së Preshevës.
Kryetari Mustafa theksoi se pasur parasysh ngecjen e proceseve që shqiptarëve të Luginës së Preshevës të i sigurohet standardizimi i të drejtave sipas konventave ndërkombëtare , mosrealizimi i premtimeve paraprake që përfaqësuesit politik të shqiptarëve kanë pasur me Qeverinë e Serbisë, çështja e Luginës së Preshevës duhet të bëhet fakt në këtë proces, qoftë edhe pas ndryshimeve në Bruksel.
Me datë: 25.03.2019
Shërbimi për informim i KKSH