Lajme

Kryetari Arifi urim të veçantë për vajzen e tij dhe për gjithë fëmijët e komunës së Preshevës

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, sot si gjithë prindërit ishte i emocionuar sepse vajza e tij nga dita e sotme filloi vitin shkollorë.

Kryetari Arifi shkroi një shkrim të veçantë për vajzën e tij dhe gjithë fëmijët e komunës së Preshevës për këtë fillimvit shkollorë.

Postimi i plotë i Shqiprim Arifit:

Në drejtim të tempullit të diturisë, sot vajza ime Nurnisa ka bërë hapat më të rëndësishme në jetën e saj.

Së bashku më shumë nxënës të tjerë në Komunën e Preshevës, Nurnisa ka filluar ditën e parë shkollore.

Janë këto momente të veçanta të jetës prindërore, ku na përkujton se sa të bekuar jemi, me që përkushtimi, kontributi dhe sakrifica për një ardhmëri të mirë është i domosdoshëm.

Të gjithë nxënësve në Luginën e Preshevës ju dëshiroj suksese dhe ditë të mbara, ndërkaq prindërve një bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë me institucionet arsimore.

Mësimdhënësve gjithashtu ju përgëzoj për vitin e ri shkollor duke ju falënderuar për punën e palodhshme në misionin fisnik për ardhmërinë e vendit tonë.

Suksese për vitin e ri shkollor 2019/2020