Të fundit

Kryetari Arifi takohet me Zv.Kryeministrin Osmani në pikë kalimin kufitar Llojan-Miratoc

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi sot vizitoi pikë kalimin kufitar Llojan-Miratoc, ku u takua me zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, raporton Ministrialajmeve.com

Ata zgjodhën pikërisht këtë vend të veçantë takimi, pikën kufitare e cila pritet të hapet së shpejti.

Pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut ishte edhe kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Sipas Kryetarit Shqiprim Arifi qëllimi vizitës ishte që “bashkarisht të konsulltohen për punët në teren, pasi në Shkup dhe Beograd janë marrë dhe janë ratifikuar vendimet pë hapjen e kësaj pike kufitare.”
Në prag të hapjes së kufirit, ata sot ndanë detyrat dhe përgjegjësit për pregaditjen teknike në lidhje me ditën e hapjes së kësaj pike kufitare./raporton Ministria e Lajmeve.

Pas takimit në teren, ata së bashku u nisën drejtë Fshatit Llojan , ku vizituan banorët e këtij fshati të cilët i njoftuan më afër për nevojën e tyre shumëvjeçare për hapjen e këtij kufiri.

Ju rikujtojmë se Kuvendi i Republikës së Sërbisë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, në seancën e dhjetë parlamentare kishte miratouar marrëveshjen e nënshkruar në mes të Republikës së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufirit Llojan- Miratoc.

Kjo marrëveshje gjatë kësaj seance ishte miratuar me 139 vota për dhe asnjë kundër.