Kryetari Arifi sot u takua me kryeparlamentarin e Kosovës Kadri Veselin
Sot kryetari i komunes se Presheves Shqiprim Arif pati takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli, me zv kryeministrin Enver Hoxhaj dhe me kolonel Shaban Gudaku.
Si temë kryesore ishte çështja e udhëtimit me pasaporta të Serbise për Shqiptarët e Luginës në drejtim të Republikës së Kosovës, gjithashtu u diskutua edhe statusi i Shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Kolonel Gudaku na sqaroi se çështja e pasaportave është vetëm vazhdimësi e implemetimit të marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Serbise e vitit 2011, ku me presionin e BE-së janë detyruar prap të zbatohet kjo marrëveshje, mirëpo kolonel Guda na premtoi që së shpejti do të gjindet një modalitet për Shqiptarët e Luginës sa i takon kësaj çështje.