Lajme

Kryeministrja serbe më gjuhë rrugësh pas vendimit të Kosovës për pasaportat serbe

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është shprehur me gjuhë rrugësh ndaj vendimit të fundit të Kosovës që të ndalojë hyrjen e serbëve me pasaportë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ajo Kosovës i është referuar si “kuazishtet” (i ashtuquajturi shtet), duke thënë se aty “nuk dihet kush pinë e kush paguan”.

“Më duket se gjithçka që bëjnë në kuazi shtetin e Kosovës tregon më së miri që ai është kuazishtet dhe se atje nuk dihet kush pinë e kush paguan”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo ka theksuar tutje se “kjo tregon se sa e pasigurtë është situata në Kosovës”.

Të kujtojmë se ky vendim është në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2011, ky qytetarët e të dyja shteteve qarkullojnë vetëm me letërnjofime.

Serbëve më pasaporta nuk do t’ju lejohet hyrja në Kosovës. Ata duhet të kenë letërnjoftime, kurse fëmijët certifikata të lindjes më fotografi.