Bota

Kryeministrja e Zelandës së Re me shami në kokë shkon t’i ngushëllojë komunitetin mysliman pas sulmit terrorist në xhami

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern menjëherë pas sulmit ka treguar një solidaritet të veçantë me viktimat dhe myslimanët. Ajo e vazhdoi këtë solidaritet kur shkoi për t’i vizituar të prekurit duke veshur shaminë islame, transmeton Ministria Lajmeve.


Ardern shkoi në qendrën e refugjatëve “Canterbury” për ta ngushëlluar komunitetin mysliman. Në këtë vend ajo është parë me shami në kokë në shenjë solidarizimi dhe respekti për pjesëtarët e komunitetit mysliman që jeton në Zelandën e Re.

Ajo ka ngushëlluar myslimanët dhe ka thënë se janë pjesë e Zelandës së Re, dhe nuk janë  ata të cilët kanë qëndrime raciste dhe bëjnë sulme të tilla.

“Zelanda e Re është e bashkuar në vajtim dhe ne jemi të bashkuar në vajtimin tonë”, ka thënë ajo.

Përndryshe, shumë familjarë po qëndrojnë në spitale për të marrë lajme për personat e plagosur, ndërsa disa të tjerë janë ende në listat e të zhdukurve.

“Kemi ardhur për t’i vizituar njerëzit, kemi humbur shumë persona, shumë miq tanë”, tha Sharifullah Najib, i cili është me prejardhje nga Afganistani.

Në sulmin terrorist në dy xhami të Zelandës së Re mbetën të vrarë 49 persona dhe mbi 20 plagosur