Lajme

Kryeministrja e Norvegjisë thotë se do të kontribuojnë në dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, përmes një telegrami ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për marrjen e detyrës.

ipas njoftimit kryeministrja Solberg ka thënë se Norvegjia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore afatgjata që datojnë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, derisa thuhet se është shprehur e sigurt se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen më tej gjatë.

“Të dy vendet tona janë të përkushtuara në mënyrë të vendosur për integrimin evropian dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.