Kryeministri Rama paralajmëron për masat e reja kufizuese
Edi Rama: Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Do ta kalojmë dhe do të dalim më fortë.
Masat shtrënguese nuk i vë unë por eskpertët. Masa më e rëndësishme mbetet se çfarë bëjmë secili si individ. Deri tani ma ha mendja që nëse shohim atë që është problemi kryesor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin në spital, jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet jemi në ekuilibër.
Për momentin nuk kemi folur për masat shtrënguese por kjo nuk i përjashton ato sepse vendoset hap pas hapi.