Lajme

Kryeministri Kurti rreth orës 20:00 pritet të arrijë në Kroaci, me helikopter shkon në vendin e aksidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa ministra janë nisur për në Kroaci për të vizituar të lënduarit nga aksidenti që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën afër Slavonski Brod.

Fillimisht mediat kroate raportuan se Kurti pritet që të arrijë atje në ora 18:00 por kjo është shtyrë deri në ora 19:45. Pas arritjes në Kroaci, Kurti pritet që të niset drejt Slavonski Brod me helikopter.

Ai bashkë me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, do të vizitojnë spitalin, shkruan Dnevnik.hr.

Për në Kroaci janë nisur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.