Kryeministri Kurti: Nuk ka “Open Balkan” me një Serbi të mbyllur për Kosovën
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur” derisa Serbia t’i heqë barrierat që ka për Kosovën.
“Sa i përket Mini Shengenit ose të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur” siç po thuhet tani, Serbia nuk i pranon as diplomat, as dokumentet e identifikimit, as vulat dhe as certifikatat tona”.
“Pra, nuk ka “Open Balkan” me një Serbi të mbyllur për Kosovën. Serbia aktualisht është e mbyllur për ne, le të hapet njëherë Serbia për Kosovën duke hequr barrierat që na i vendos dhe pastaj do të mund të mendohet”, ka thënë Kurti në ATV
Kurti ka thënë që lidhur me këtë u ka shkruar letër organizatave ndërkombëtare, por edhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
“Mendoj që iniciativat rajonale të cilat prej fillimit dhe tërë kohën nuk është brenda Bashkimi Evropian duhet t’i shohim me skepticizëm. Nuk u përkas atyre liderëve politik që besojnë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit”, tha Kurti